Pele shtrohet në spital, legjenda e futbollit probleme me tumorin në zorrën e trashë

schedule16:00 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 16:00 - 8 Dhjetor, 2021

Legjenda e futbollit brazilian Pele është shtruar në spital për trajtimin e një tumori të identifikuar në zorrën e trashë.

81-vjeçari kampion i botës tre herë u shtrua në spital në Sao Paulo për vazhdimin e  trajtimin të tumorit të zorrës së trashë të identifikuar në shtator të këtij viti.

Në një deklaratë,  stafit mjeksor i tij, tregon se Pele është në gjendje të qëndrueshme dhe së shpejti pritet të dalë nga spitali.

“Pacienti është stabil dhe pritet të lirohet në ditët në vijim”, shprehet stafi mjeksor.

Pele iu nënshtrua një operacioni për tumorin më 4 shtator, duke kaluar një muaj në spital përpara se të vazhdonte kimioterapinë nga shtëpia.

I konsideruar nga shumë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Pele ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore vitet e fundit dhe ka kaluar shumë kohë në spital.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!