Ylli brazilian i futbollit, Pele vajtoi ndarjen nga jeta të legjendës Diego Maradona ndërsa tha se është e trishtuar të “humbasësh miqtë në këtë mënyrë”.
“Kam humbur një mik të dashur dhe bota ka humbur një legjendë. Kam shumë për të thënë, por tani Zoti duhet t’i japë familjes së tij forcë. Një ditë, shpresoj se do të luajmë futboll së bashku në qiell”, tha ai në një deklaratë të shkurtër dhënë për “Reuters”.
Diego Maradona vdiq sot nga një atak kardiak në moshën 60 vjeç./ Abcnews.al