Pekini: Udhëheqja e re e Tajvanit po e shtyn ishullin drejt luftës me Kinën

schedule12:27 - 24 Maj, 2024

schedule 12:27 - 24 Maj, 2024

Administrata e re e Tajvanit po e drejton ishullin drejt një konflikti ushtarak me retorikën e saj nxitëse, sipas zëdhënësit të Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Wu Qian, i cili zhvilloi një konferencë për shtyp.

“Kur liderët e rajonit tajvanez erdhën në pushtet, ata sfiduan seriozisht parimin “Një Kinë” duke promovuar hapur idenë e dy shteteve në një përpjekje për të “fituar pavarësinë” me ndihmën e forcave të huaja, duke i shtyrë gjatë gjithë kohës bashkatdhetarët e tyre tajvanezë të në prag të një situate të rrezikshme lufte”, tha Wu.

Ai theksoi se Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) e Kinës “do të vazhdojë të marrë kundërmasat e nevojshme” në përgjigje të mbështetësve të “pavarësisë së Tajvanit”.

Sipas mediave lokale, fjalimi i mbajtur nga lideri i ri tajvanez, Lai Ching-te, gjatë inaugurimit të tij më 20 maj, është në themel të përshkallëzimit aktual.

Pekini e konsideron Tajvanin një provincë të Republikës Popullore të Kinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!