Në një reagim përmes televizionit shtetëror, Pekini zyrtar e quan Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe ish strategun e Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon një çift palacosh genjeshtarë. Ndërsa Bannon konsiderohet “Fosil i Luftës së Ftohtë”.
Reagimi erdhi pasi shefi i Diplomacies Amerikane deklaroi se Covid 19 doli nga njëe laborator i virologjisë ne Ëuhan të Kinës. Ndërsa Steve Bannon, ne një emision të formatit talk-shoë, ka deklaruar se Kina ka shkaktuar një lloj “Chernobili Biologjik” kundër Amerikës, duke mbështetur teorinë se koronavirusi e ka origjinën në laboratorin e virologjisë në Ëuhan, në të njëjtën linjë me pohimet e fundit të Shtëpisë së Bardhë.
Vetëm pak ditë më parë, televizioni shtetëror kinez, përgjatë tensionit në rritje mes dy ekonomive më të fuqishme të planetit, e kishte cilësuar sekretarin Pompeo si “armikun e përbashkët të njerëzimit” duke e akuzuar për “përhapje të virusit politik”, për shkak të pohimeve të tij të përsëritura, sipas të cilave pandemia e ka origjinën në një laborator kinez.
Për Pekinin, këto pohime janë akuza “pa bazë”. Sipas mediave shtetërore të Kinës, nëse Pompeo zotëron “prova skandaloze”, siç edhe ka deklaruar, duhet t’ia paraqesë publikisht botës, mbi të gjitha amerikanëve. E vërteta sipas mediave kineze është se Pompeo ka luajtur “bllofin”./abcnews.al