Forcat e armatosura të Kinës filluan sot stërvitjet e tyre ushtarakë më të mëdha rreth Tajvanit.
“Shfaqja e forcës” ishte një përgjigje kundrejt vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në ishull.
Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Taipei, ata lëshuan “shumë” raketa balistike në ujërat përreth ishullit. Sipas një njoftimi për shtyp nga ministria, “Partia Komuniste” e Kinës lëshoi ”raketa të shumta Dongfeng në ujërat verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit që nga ora 13:56 (koha lokale 07:56).
Gazeta shtetërore e Kinës, Global Time publikoi një video që supozohet se tregon lëshimin e raketave kineze më herët gjatë ditës së sotme, të drejtuara në ujërat përreth Tajvanit.
WATCH: PLA Eastern Theater Command Rocket Force launched conventional missiles to designated waters in the east of the island of Taiwan on Thu pic.twitter.com/WpFURLeN8X
— Global Times (@globaltimesnews) August 4, 2022
Vërtetësia e videos nuk është vërtetuar në mënyrë të pavarur, shkruan protothema.
Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës tha se kishte përfunduar lëshimet konvencionale të raketave.
Më herët, Agence France-Presse kishte publikuar një video që regjistronte lëshimin e raketave në ngushticën e Tajvanit.
A stone’s throw from Taiwan, Chinese beachgoers aren’t worried about war.
“A war? No, I don’t care,” a young man tells @AFP as he takes a stroll. “As residents of Fujian, we’re used to tensions in the Taiwan Strait. We’ve lived with them for decades” https://t.co/gU9Xy2xJWo pic.twitter.com/spBanE5P7y
— AFP News Agency (@AFP) August 4, 2022
Pekini filloi stërvitjet ushtarake në 6 zona rreth Tajvanit, përgjatë rrugëve të ngarkuara të tregtisë detare./Abcnews.al/