Pekini ka ngritur shqetësimin se konflikti mes Izraelit dhe Iranit, mund të dalë jashtë kontrollit, dhe se gjithë rajoni mund të rrëshqasë në një “humnerë”.
“Veprimet e Izraelit që injorojnë të drejtën ndërkombëtare dhe normat ndërkombëtare kanë shkaktuar tension të papritur në Lindjen e Mesme dhe Kina është thellësisht e shqetësuar se situata mund të dalë jashtë kontrollit”, i tha Wang Yi.
Në një telefonatë të zhvilluar me homologun e tij egjiptian, ministri i Jashtëm kinez Wnag Zi, tha se të dy vendet “nuk mund të rrinë duarkryq dhe ta lënë rajonin në një situatë të tillë.
/abcnews.al/