Mediat kosovare raportojnë se një grua në Pejë, identiteti i të cilës nuk dihet ende, është shtrirë në mes të rrugës duke i kërkuar automjeteve ta shtypin. Ajo nuk i është përgjigjur apelëve të fqinjëve të saj të cilët kanë lajmëruar policinë për të ndërhyrë. Ndërkohë trafiku është bllokuar.
Sipas dëshmive të para arsyeja e këtij gjesti ekstrem, janë kushtet ekstreme të varfërisë në të cilat jeton gruaja Ngjarja ka ndodhur në Pejë pranë stacionit të autobusëve./abcnews.al