Pedagogu shqiptar kampion në Motorsport/ “I çmendur” pas garave të shpejtësisë, fiton kampionatin nga FIA

schedule09:09 - 15 Tetor, 2024

schedule 09:09 - 15 Tetor, 2024

Gentjan Shaqiri është pedagogu dhe garuesi profesion në garat malore. Ai është një kampion në Motorsport. Madje, Gentjani ësHtë edhe piloti i parë shqiptar që ka fituar një FIA CEZ në të gjithë Europën Qendrore.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar gjithçka, që nga lindja e këtij pasioni në kohën kur ishte student në Romë dhe deri në ditët e sotme, kur vazhdon garat e shpejtësisë.

Sakaq, Genti ka folur dhe për makinën e vetë të kuqe, me të cilën ka një lidhje të ngushtë, pasi bën gara gjithmonë.

“Garat i bëjmë ditën e shtunë dhe ditën e diel, Një garë e famshme që bëhet në Shqipëri, është në Krujë, në Sarisalltik. Makina ime ‘kuqaloshe’ nuk më ka tradhëtuar asnjëherë. Unë e kam blerë në Itali.

Unë jam pilot. Babin e kam pasur mekanik dhe u përpoq shumë me mua që të kem një zanat, pasi nuk të lë pa bukë, por unë nuk u bëra. Unë kam studiuan në La Sapienza të Romës. Gjithmonë ngjyra e kuqe më ka pëlqyer, Partizani, Milan, Shqipëria…”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!