Brenda orës 16:00 të së premtes qeveria duhet të japë një përgjigje për kërkesat e pedagogëve të Universitetit të Tiranës të cilët kanë paralajmëruar grevë pa afat. Ndërkohë ABC News ka mësuar se nesër në mëngjes një grup pedagogësh do të takojë ministren e Arsimit Besa Shahini.
Në kufij të skadimit të afatit që i vendosen qeverisë një grup pedagogësh nga Universiteti i Tiranës do të zhvillojnë një takim me ministren e Arsimit Sportit dhe Rinisë Besa Shahini.Konfirmimi vjen për ABC News nga personeli akademik dhe nga Ministria e Arsimit.
Dhurata Shehri: “Është kontakruar për të diskutuar dhe deri nesër në orën 16:00 qeveria duhet të reagojë për 4 kërkesat që kemi bërë. Ajo që na intereson për momentin është shprehja e vullnetit për rishikimin e ligjit total”.
Nëse qeveria nuk reagon për këto kërkesa brenda orës 16:00 të së premtes pegagogët kanë paralajmeruar grevë pa afat. Ndërkohë përgjigjen që Ministria e Arsimit do t’u japë pedagogëve po e presin dhe studentët të cilët në Fakultetin e Historisë dhe Filologjise vijojnë t’i lënë auditoret bosh.
Diskutimet në korridor vijojnë të zëvendesojnë leksionet e seminaret dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Pas një Shkurtit shprehen se do të vendosin për qëndrimin që do të mbajnë dhe studentët që vijojnë ngujimin në mjediset e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë./abcnews.al