Asambleja e Universitetit të Shkodrës kundërshton vendimin e Ministrisë së Arsimit për vendosjen e mesatares 8 në degët e mësuesisë.
Asambleja Universitare kërkoi që të respektohet e drejta e autonomisë së Universitetit në përcaktimin e kritereve të pranimit të studentëve të rinj.
“Kërkojmë nga Ministra e Arsimit që kriteret e pranimit, të studentëve të rinj, të gjitha degët, tu lihen universiteteve publike. Për çështjen e cilësisë jemi të interesuar edhe ne, por kjo formë ka dështuar. Ne jemi të hapur për dialog, ftoj senatin ta mbështesin dhe të japin kontributin”, u shpreh pedagogu i U.SH Arben Prendi.
Vendimi i Ministrisë së Arsimit për të rritur notën mesatare në degët e mësuesisë ka shkaktuar debate ne Universitetin e Shkodrës. Ndërkohë pedagogët kanë debatuar me rektorin Adem Bekteshi.
“Ne nuk duam që studentet e degëve të mësuesisë të ndihen të diskriminuar me mesataren qoftë pozitive apo negative nga ana e qeverisë, për vazhdimësinë e tyre. Ka shumë mënyra për ta zgjidhur problemin e mësuesve cilësor, vendosja e një kufiri shumë të lartë për hyrjen në “Bachelor”, theksoi Bekteshi.
“Ke ardhur për të diskutuar për kërkesën që kanë ata. Për atë që e kam diskutuar dhjetëra herë në senat. Kjo është gabim i madh që bëni, nuk është hera e parë, edhe të sugjeroj mos ta bësh se e ke bërë me qindra herë kur ke qenë drejtor,”, tha anëtari i Senatit të U.SH Gasper Kokaj.
“Mesatarja 8 do të merret si pikë nisje për të bërë një master dhe theksohet Master Professional. Ajo që e kam vënë re është se ka tre vite që ky shqetësim është pranuar në letra. Nuk përgatisim vetëm mësues,” u shpreh më tej pedagogia.
Pedagogët e Universitetit të Shkodrës kërkojnë diskutime me Ministrinë e Arsimit rreth kritereve të pranimit, për të mos cenuar autonominë universitare./abcnews.al