Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

PE, shuplakë Kosovës/ Fondet e BE, Rafuna: Administrata ka punuar me ritëm të ngadaltë

schedule17:14 - 11 Mars, 2026

schedule 17:14 - 11 Mars, 2026

2025 ka qenë një vit i humbur për Kosovën. Ky është konkluzioni i draft-raportit të raportuesit për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras.

Sfidë sipas raportuesit të BE për Kosovën mbetet reforma gjyqësore, liria e medias, efikasiteti i administratës publike dhe digjitalizimi i shërbimeve publike.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka bërë thirrje që të gjendet një kompromis për zgjedhjen e presidentit, duke paralajmëruar se vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje për herë të pestë brenda pak më shumë se një viti.



Ai tha se bllokada politike gjatë vitit 2025 ka dëmtuar bizneset dhe ekonominë, ndërsa mungesa e ratifikimit të marrëveshjes me Këshillin Evropian ka bërë që Kosova të mos përfitojë nga fondet ndërkombëtare.

“ Të gjendet mundësia e një kompromisi për zgjedhjen e presidentit. Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, brenda pak më shumë se një viti do të kemi shkuar pesë herë në zgjedhje.

Gjatë vitit 2025, Kosova ka qenë pothuajse plotësisht e bllokuar. Më së shumti janë dëmtuar bizneset, por pasoja kanë pësuar edhe qytetarët dhe vetë shteti. Ne nuk po arrijmë të lëvizim përpara, ndërkohë që koha po kalon shpejt dhe vendet fqinje po përparojnë, ndërsa ne po qëndrojmë në vend ose madje po bëjmë hapa pas.

Ende nuk kemi informacione nëse kanë filluar të lirohen fondet. Dihet se vetëm Kosova nuk ka përfituar nga këto financime, pasi nuk e ka pasur të ratifikuar marrëveshjen me Këshillin Evropian.

Historikisht, gjatë fushatave dhe zgjedhjeve, administrata në Kosovë ka punuar me ritëm më të ngadaltë, sepse shpesh stafi neglizhon punën dhe angazhohet në aktivitete të fushatës. Edhe nëse arrijmë të marrim parafinancimin, zbatimi dhe vendosja në funksion e projekteve do të ishte e ngadaltë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!