PE miraton ngritjen e sistemit skanimi

schedule20:55 - 5 Korrik, 2018

schedule 20:55 - 5 Korrik, 2018

Parlamenti Europian miratoi një plan që synon të bëjë më të sigurtë kufijtë e zonës Shengen. Qytetarëve nga 60 vende jo anëtare të BE-së do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi për të dhënat personale para udhëtimit për në zonën Shengen.

Vendet anëtare të BE-së kanë votuar të enjten ngritjen e sistemit të parandalimit, që do t’u ndalojë personave të dyshuar për krim të organizuar apo terrorizëm të udhëtojnë në kontinentin e vjetër. Sistemi Europian i Informimit dhe Autorizimit pritet të aplikohet ndaj qytetarëve të vendeve që nuk bëjnë pjesë në zonën Schengen, por që gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza.

Konkretisht, përpara ndërmarrjes së udhëtimit personi i interesuar duhet të aplikojë në sistem për autorizim. Sistemi do të skanojë të dhënat personale të aplikantit, duke nisur nga pasaporta, shteti europian ku do të qëndrojë, rekordet penale, praninë eventuale në zonat e luftës, si dhe do të bëjë krahasimin e gjurmëve të gishtave.

Në rast se personi i interesuar përmbush kriteret atij do t’i jepet autorizimi, ndërsa në rast të kundërt motivi i refuzimit të lejes për të udhëtuar. Për Brukselin, sistemi ETIAS do të sjellë një menaxhim dhe kontroll më të mirë të kufijve dhe emigracionit. Gjithashtu, ai do të kthehet në një vegël kyçe në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Agjencia policore EUROPOL do të kujdeset për mirëmbajtjen dhe përditësimin e tij, bashkë me agjencitë e tjera europiane për funksionimin e sistemeve elektronike. Mes të tjerash, thotë Brukseli, ky sistem do t’u kursejë kohë udhëtarëve dhe do të shmangë vonesat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!