PE miraton kandidaturën e Paolo Gentiloni për komisioner të çështjeve ekonomike

schedule14:54 - 3 Tetor, 2019

schedule 14:54 - 3 Tetor, 2019

Mediat italiane raportojnë se Parlamenti Europian ka miratuar kandidaturën e Paolo Xhentilonit për postin e komisionerit të çështjeve ekonomike. Ish kryeministri italian në një intervistë të pak orëve më parë ishte shprehur se do të përqendrohej në aplikimin e marrëveshjes së qëndrueshmërisë.

Ai premtoi se nuk do të jetë përfaqësues i një qeverie të vetme në komision por komisioneri I cështjeve ekonomike që do të përballet me 27 projektligje për qëndrueshmërinë. “Kemi marrëveshjen, kemi rregullat dhe duhet t’i aplikojmë. Në marrëveshje ka përthyeshmëri që nuk janë lëshime për një vend apo tjetrin por janë thjesht dhe qartë rregulla. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!