Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

‘PDK-LDK, bashkëpunim i mundshëm’/ Arifi: Partitë më të mëdha opozitare kërkojnë largimin e Kurtit

schedule17:29 - 10 Mars, 2025

schedule 17:29 - 10 Mars, 2025

Analisti Valon Arifi, i ftuar në ‘Ballkan Update’, tha se PDK dhe LDK mund të kenë bashkëpunim të mundshëm. Sipas tij, partitë më të mëdha opozitare kërkojnë largimin  e Kurtit.

Analisti komentoi protestat në Serbi të cilat u shpreh se nuk kanë të bëjnë me Kosovën.

“Ka dy ide për tu përfshirë në koalicion me partitë opozitare, LDK është për këtë koalicon.

Në fakt asnjë nga partitë opozitare nuk do ta votojë Kurtin për kryeministër të ardhshëm dhe kjo lidhet dhe me ngjarjet gjeopolitike si ato në Bosnje dhe Serbi. Kurti nuk ka shans të formojë qeverinë. Unë nuk  e shoh në asnjë koalicon politikë të pas këtyre zgjedhjeve me asnjë parti. As me pakicat joserbe, Kurti nuk e formon dot qeverinë.

LDK për shkak të koalicionit të kaluar qeverisës nuk do të shkojë në koalicion me Vetëvendosjen. I takon Kurtit të merret me ato që ka deklaruar dhe nuk e ka besuar që do bjerë elektorati i tij dhe kur qëndron katër vite në pushtet dhe bie ashtu, mund të jetë dhe fundi i tij.

Edhe Beogradi, edhe Prishtina deklaratat i përdorin për politikat e brendshme, protesta në Serbi është ndryshe dhe duan të krijojnë lëvizje brenda vendit. Protestat nuk kanë lidhje me situatën në Kosovë. “

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!