Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PDK, alternativë e vetme”, Hoxhaj: Po të ishte Thaçi dhe Veseli, situata në Kosovë do ishte ndryshe

schedule20:18 - 26 Mars, 2026

schedule 20:18 - 26 Mars, 2026

TIRANË- Një nga drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se partia ku ai bën pjesë mbetet alternativa e vetme politike për vendin. Ai u shpreh se situata do të ishte ndryshe nëse në Kosovë do të ishin ende Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke sugjeruar se drejtimi i partisë nga ata do ta kishte bërë PDK-në një realitet qeverisës.

Sipas tij, Kosova ka pasur arritje të mëdha në të kaluarën, duke përmendur shpalljen e pavarësisë, koalicionet politike, dialogun me Serbinë, si dhe sigurimin e njohjeve dhe anëtarësimeve ndërkombëtare.

Në kontrast, Hoxha theksoi se 7 vitet e fundit janë karakterizuar nga një qasje që, sipas tij, vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës nga brenda.  Kurti, duke thënë se që nga viti 2019 ka treguar se mund të fitojë zgjedhjet, por nuk di të qeverisë dhe të udhëheqë vendin.



 “Unë mendoj se ne jemi alternativa e vetme dhe mendoj se do kishim qenë realitet nëse Hashimi dhe Kadriu do kishin qenë në Kosovë dhe nëse dikush prej tyre do drejtonte PDK. Pyetja se çfarë ka ndodhur në këto 7 vite në Kosovë është: A ka Kosova kulturë politike?

Në kohën tonë arritëm të udhëheqim vendin drejt pavarësisë me 37 deputetë të bëjmë koalicion me LDK, të bëjmë dialog me Serbinë, të marrim njohje ndërkombëtare, të anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare. Pa përmend reforma të tjera.

Çfarë ka ndodhur në këto 7 vitet e fundit është një paradigmë që në thelb vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës nga brenda. Qytetarët e Kosovës tani e kanë kuptuar, se çfarë po ndodh. E tëra ka nisur me 2019 kur Kurti ka treguar se mund të fitojë zgjedhjet, por nuk di të qeverisë dhe udhëheqë vendin.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!