PDIU kërkon reagim të ashpër për djegien e flamurit të Shqipërisë në Sarandë

schedule13:26 - 16 Qershor, 2020

schedule 13:26 - 16 Qershor, 2020

PDIU ka reaguar në lidhje me dy ngjarje të rënda që kanë ndodhur ditët e fundit në jug të vendit, siç është djegia e flamurit të Shqipërisë si edhe publikimi i disa fotografive të një ushtari të çlirimin e të ashtuquajturit Vorio Epir.

PDIU kërkoi reagimin e autoriteteve për këto dy ngjarja të rënda.

“Djegia e flamurit kombëtar të Shqipërisë nga ekstremistë greke dhe lajmi për krijimin e një formacioni ushtarak për aneksimin e jugut janë ngjarje të rënda e vepra penale të rënda dhe kërkojnë reagim zyrtar urgjent.

Ndërkoheë nga autoritetet shtetërore nuk ka asnjë prononcim për këto vepra të rënda që përdhosin simbolet kombëtare e cënojnë integritetin territorial të vendit”, shprehet PDIU.

Dy ditë më parë, një person që e identifikoi veten pjestar të minoritetit grek dogji flamurin e Shqipërisë në Sarandë duke fyer shqiptarët dhe Shqipërinë.

Po ashtu, një ditë më parë në faqen ekstremiste “Himara.gr” u publikua fotoja e një personi me veshje kamuflazhi dhe stemë të ashtuquajturit Vorio Epir duke ngjallur reagime të shumta në vend.

Reagimi i PDIU

Djegia e flamurit kombëtar të Shqipërisë nga ekstremistë greke dhe lajmi për krijimin e një formacioni ushtarak për aneksimin e jugut janë ngjarje të rënda e vepra penale të rënda dhe kërkojnë reagim zyrtar urgjent.

Ndërkoheë nga autoritetet shtetërore nuk ka asnjë prononcim për këto vepra të rënda që përdhosin simbolet kombëtare e cënojnë integritetin territorial të vendit.

Kryeministri shqiptar që betohej poshtë koshit të basketbollit, se do të ngrinte zërin për Çamërinë kur i kishte jetike votat e PDIU-së, sot mbyll sytë dhe hesht përballë provokimeve të shovinistëve fqinje.

Ju ka përmbushur atyre çdo kërkesë, nga mbushja e jugut me varret e ushtarëve pushtues, që i nderon me ceremonial shtetëror, heqja e vendlindjes për të moshuarit e Çamërisë, censusin e popullatës sipas kërkesave të Athinës zyrtare, nderimi i andartëve grekë që masakruan shqiptarët në jug, e që sot kanë buste në territorin e Republikës së Shqipërisë për turpin e të gjithëve në dënimin me heshtje e harrim që i bëri Çamërisë.

Heshtja e tij flet shumë për nënshtrimin e politikës shqiptare ndaj shovinizmit fqinj.

Ftojmë organet e prokurorisë dhe SPAK të hetojnë mbi këto akte të rënda që mund të çojnë vendin në skenare shumë të rrezikshme, e të cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë.