Minoritari grek djeg flamurin shqiptar në mes të Sarandës

schedule23:09 - 15 Qershor, 2020

schedule 23:09 - 15 Qershor, 2020

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Mësohet se Manolis Vitos, minoritar grek nga fshati i Finiqit ka djegur flamurin shqiptar në mes të qytetit bregdetar.

Momenti i djegies së flamurit është publikuar nga vetë ai në rrjetet sociale. Kjo ka sjellë irritimin  e shumë qytetarëve, të cilët kanë komentuar të revoltuar.

Shpesh here në jug të vendit janë shënuar incidente të tilla me përmbajtje raciste. Ndërsa djegia e flamurit është më e rënda.

/abcnews.al