PDIU: I kërkojmë qeverisë të adoptojë menjëherë metodën e testimit masiv që zgjat vetëm 15 minuta

16:22 | 25/03/202016:220

PDIU ka bërë sërish thirrje për testim masiv të popullsisë. Sipas kësaj force politike Kryeministri, Kryetari i Opozitës dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të Kombit bënë shumë mirë që u mblodhën dhe shpresojnë që të kenë marrë vendime të vlefshme.

“Sot në treg ka metoda shumë të thjeshta testimi që zgjasin vetëm 15 minuta dhe që kushtojnë shume pak euro.

Me këtë metodë testohet e gjithë forca aktive për punë, personeli i sistemit shëndetësor dhe gjurmimi dhe evidentimi sistematik i të prekurve”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Deklarata e plotë:

TESTIMI masiv i popullsisë është ndriçimi i vetëm i rrugës ku po ecim

Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Opozitës dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të Kombit bënë shumë mirë që u mblodhën.

Shpresojmë shumë të kenë marrë vendime të vlefshme e të qarta për sigurinë e Kombit.

Veçanërisht për ata qytetarë që kanë mbetur jashtë Shqipërie dhe që kanë nevojë urgjente për veprimin e shtetit.

Gjithashtu, shpresojmë që thirrja jonë për TESTIMIN masiv të popullsisë, të jetë vlerësuar dhe të ketë marrë disi udhë.

E theksojmë: TESTIMI masiv është ndriçimi i vetëm i rrugës ku po ecim.

Sot në treg ka metoda shumë të thjeshta testimi që zgjasin vetëm 15 minuta dhe që kushtojnë shume pak euro.

Me këtë metodë testohet e gjithë forca aktive për punë, personeli i sistemit shëndetësor dhe gjurmimi dhe evidentimi sistematik i të prekurve.

Është ekstremisht e rëndësishme, jetike të mbahet gjallë EKONOMIA.

Vetëm 15 minuta dhe kuptohet je apo jo i infektuar.

I kërkojmë qeverisë ta adoptojë menjëherë këtë metodë dhe të blejë kitet e nevojshme për testimin e njerëzve.

Kjo është rruga e sigurtë për sigurinë publike dhe rigjallërimin e jetës në vend.

Sa më parë!

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono