PDIU do të garojë e vetme, Idrizi e konfirmon në “LOG”, debate në studio

schedule21:38 - 21 Tetor, 2022

schedule 21:38 - 21 Tetor, 2022

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale 2023.

Lajmi u bë i ditur fillimisht nga deputetja e PDIU-së, Mesila Doda në emisionin Radar dhe më pas u konfirmua në emisionin “Log” nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Idrizi tha se Partia Demokratike nuk e ka gjetur akoma drejtimin e duhur dhe se PDIU nuk ka ndërhyrë në problemet e  të brendshme te PD-së.

Lexo edhe: Nuk votoi ligjin për hapjen e dosjeve, Shpëtim Idrizi tregon arsyen në “Log”

“PD akoma nuk e ka gjetur kohezionin dhe drejtimin e duhur. Nuk kam ndërhyrë në problemet e tyre të brendshme, por ende ka nevojë për një opozitë. Mbingarkesa që ka mazhoranca me pushtet sjell një demokraci jo të shëndoshë. Pavarësisht problemeve që ka pasur opozita, projektorët duhet të jenë mbi mazhorancën. Opozita sado e keqe të jetë nuk bën dëm.
Unë do të them qëndrimin e PDIU-së. Këto janë zgjedhje lokale, janë ndryshe nga zgjedhjet e tjera. Së dyti dua t’iu kujtoj që koalicionet janë hequr. Edhe ata që thonë do bëjmë koalicion do dalin më vete. PDIU do dalë më vete”, tha Idrizi në studion e Log.

 

Idrizi zbuloi objektivat e PDIU-t. Ai tha se partia e tij do të fokusohet në pesë qarqe.

“Jo vetëm për Konispolin. Do të fokusohemi në pesë qarqe dhe në disa bashki të vogla, ku pesha specifike e PDIU-së është e rëndësishme”, tha Idrizi.

Sakaq në studion e emisionit nuk munguan as debatet, kur moderatori i kërkoi Idrizit të ndërrojë temë.

“Të lutem mos nuk mund të më flasësh në ate mënyrë. Nuk rri dot pa e shteruar mendimin tim. Mënyra se si ma bën pyetjen më duket sikur m ke marrë në provim”, i tha Idrizi gazetarit të emisionit “Log”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!