PDIU dënon sulmet në Kosovë: Presidenti i Republikës duhet të kërkojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

schedule17:40 - 24 Shtator, 2023

schedule 17:40 - 24 Shtator, 2023

TIRANË- Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka dënuar tensionet në veri të Kosovës, ku një grup i armatosur serb ka sulmuar efektivë të Policisë së Kosovës, duke lënë të vrarë njërin prej tyre dhe duke plagosur dy të tjerë.

Në reagimin për shtyp, PDIU-ja thotë se Presidenti i Republikës Bajram Begaj “duhet të kërkojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe reagimet të jenë të koordinuara e në mbështetje të shtetit të Kosovës”

Deklarate për shtyp e PDIU: 

Ngjarjet e ditës së sotme në veri të Kosovës po trondisin gjithë opinionin shqiptar. PDIU dënon me forcë sulmin terrorist në Kosovë ku mbeti i vrarë një pjestar dhe u plagos një tjetër anëtar i policisë së Kosovës.

PDIU shpreh ngushëllimet e saj për jetën e humbur të policit të vrarë në krye të detyrës dhe lutemi që i plagosuri të përmirësohet sa më shpejt.

I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar, të jenë në kontakt dhe në mbështetje të shtetit të Kosovës. Presidenti i Republikës duhet të kërkojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe reagimet të jenë të koordinuara e në mbështetje të shtetit të Kosovës.

Përshkallëzimi i dhunës është strategji e Serbisë në dëm të Kosovës dhe sigurisë në rajon. Ky është rasti që jo vetëm të solidarizohemi por të kemi një reagim mbarëkombëtar.