PD zyrtarizoi me 30 tetor amendamentin për tekstet shkollore falas

schedule17:42 - 1 Nëntor, 2017

schedule 17:42 - 1 Nëntor, 2017

Më 30 tetor Partia Demokratike depozitoi në Kuvend amendamentin për tekstet shkollore falas për nxënësit në arsimin publik nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Në amendament, PD përfshin dhe fëmijët e shqiptarëve të diasporës që marrin mësime në shqip. Demokratët akuzojnë qeverinë për braktisje të qytetarëve dhe rrënim të ekonomisë përmes rritjes së taksave. Një konfirmim për këtë siç thotë dhe Lulzim Basha vjen nga raporti “Doing Bussnes” i Bankës Botërore ku Shqipëria ka humbur 7 vende. Sipas Bashës, shteti i Edi Ramës është në shërbim të tij dhe të kriminelëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!