Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se natyra e Lulzim Bashës, është ajo e mospërballjes, duke iu referuar faktit që kreu i PD zyrtare dhe deputetët që e mbështesin, nuk ishin të pranishëm në seancën plenare në Kuvend, për të votuar për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Elezi u shpreh se Berisha dhe Basha kanë lidhje funksionale dhe nuk mund ta godasin njëri-tjetrin.
Sipas Elezit, Berisha po shkatërron veten me veprimet që po kryen.
“Nuk e mendoj si favor, por si një sjellje në natyrën e Bsshës, për të mos u përballur. Natyra e mospërballjes është natyra e tij. Vazhdoj t’i qëndroj arsyetimit që këto janë në një lidhje funksionale me njëri-tjetrin, nuk mund ta godasin njëri-tjetrin. Në 8 vjetëshin e parë ka qenë ministër i Berishës, më pas kryebashkiak. Basha ka pranuar që ka qenë në tutelin e zoti Berisha. Ilir Meta vetëm një shprehje të saktë ka thënë per Bashën, ky të gënjen edhe për orën. Zoti Berisha ka që nga viti 2021, kur mori përgjegjësi të mëdha për ngritjen e Partisë Demokratike dhe së fundmi, zoti Berisha dekaroi se do jem, i pari që do votoj për heqjen e mandatit tim.
Kredibilitetin si në sytë e opinonit publik dhe në sytë e njerëzve, e kanë humbur, sepse gjëra të tjera thonë dhe gjëra të tjera bëjnë. Eskponentë të ndryshëm në politikë, sot deklarojnë diçka, nesër deklarojnë diçka tjetër, ka humbur besueshmëria. Nuk ka njerëz të besueshëm, elektorati duhet t’i ndëshkojë me votë. Zoti Basha e ka pasur tipar themelor të tij, njerëzit që rrinë afër zotit Basha, do thonë, kur flasin për këtë cilësi, qeshin. Të dalësh dhe të pretendosh qe je kandidat për kryeministër, fakti që ai është drejtuesi i një pjese të Partisë Demokratike, nuk e bën të mundshëm në të ardhmen për të qenë kryeministër i ketij vendi. Duhen vota.
Ajo çfarë zoti Alibeaj ka bërë në të shkuarën, kam qenë kundër. Vota që dha pro, është veprim i saktë. Sjellja e deputetëve, duke menduar se ndihmojnë Berishën, nuk mbrohen dot se nuk kanë as votat. Duke mos pasur vota, humbin pikë në opinionin publik dhe në elektorat. PD zyrtare dhe PD e Rithemelimit janë shumë afër, ndryshojnë vetëm se në krye të Rithemelimit është Berisha që ka tjetër natyrë dhe në krye të PD zyrtare është Basha, që ka tjetër natyrë. PD është një parti që po shkatërrohet. Berisha dhe Basha duan një pjesë nga kjo copë e shkatërruar. Një parti që nuk ngjall besim te qytetarët. Kjo frymë për shkatërrimin e PD mund të ketë qenë e detajuar më përpara. Berisha ka qenë një politikan i fortë, dhe figura e zotit Berisha po shkon e zvogëlohet nga zoti Berisha, pikërisht nga këto lëvizje. Tingëllon shumë keq. Duhet të përballesh me dinjitet. Partia Demokratike dhe zyrat e saj nuk janë pronë private, nuk mund të përdoren. Zoti Berisha e di mirë që pjesa më e madhe e demokratëve e kanë braktisur”, theksoi ai.
I pyetur se përse kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka dalë shpesh në mbrojtje të Berishës, Elezi tha: “Ai ka boll hallet e veta në kurriz, nuk do t’i përziejë hallet e veta me hallet e zotit Berisha.”/abcnews.al

