PD, “zi” dhe flakë në Kuvend për Salianjin/ Braçe: Mesazhi më i poshtër për qytetarët, s’ka kuptim të mos ndëshkohen

schedule17:19 - 30 Shtator, 2024

schedule 17:19 - 30 Shtator, 2024

Ndërkohë që situata vazhdon të jetë e tensionuar në Kuvend, ku deputetët e opozitën kanë djegur karriget e veta jashtë sallës,  fjalën e ka marrë deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ka thënë se vënia në rrezik e jetës së njerëzve brenda sallës së Republikës është mesazhi më i poshtër që mund t’i jepet qytetarëve.

Sipas Braçes, deputetët që ndodhen jashtë sallës duhet të ndëshkohen.

“Goditja në atë farë mënyrë rrezikon jetë. Dhe marrja e jetës në këtë vend është bërë e shpeshtë, vecanërisht kur përfshihet politika. Është marrë jeta në mes të bulevardit. Vënia në rrezik e jetës së njerëzve brenda sallës së Republikës është mesazhi më i poshtër që mund ti jepet qytetarëve

Ç’kuptim ka qe të mos ndëshkohen ata që ndodhen jashtë kësaj salle në këto momente”, u shpreh ndër të tjera Braçe./abcnews.al