PD: Zgjedhje të reja në Tiranë/ Alimehmeti: Të veprohet si me kryebashkiakët e tjerë

schedule18:22 - 12 Shkurt, 2025

schedule 18:22 - 12 Shkurt, 2025

Partia Demokratike kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ti hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme lokale në Bashkinë më të madhe të Shqipërisë.

Kreu i këshilltarëve demokratë, Ilir Alimehmeti tha se Bashkia e Tiranës nuk mund të vijojë drejtimin me nënkryetar  të deleguar, por me Veliajn të ndiqet i njëjti standard si me kryebashkiakë të tjerë të arrestuar.

Për PD, arrestimi i Veliajt ka shkaktuar një goditje të rëndë për PS, dhe Rama nuk po shkarkon kryebashkiakun prej efektit elektoral të zgjedhjeve të ardhshme.

Berisha me të tijët, po nxiton të përfitojë nga ky moment, për ta përdorur elektoralisht si flamur beteje për zgjedhje lokale dhe parlamentare njëherësh në Tiranë. Por më pak se 2 vite më parë, u mbajtën votimet në kryeqytet, dhe diferenca mes Veliajt që sot është në qeli, dhe Këlliccit, kandidatit më potencial të Berishës, ishte 60 mijë vota.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!