Lulzim Basha u braktis nga deputetet e listës se tij, te 2021. Gazment Bardhi e Jorida Tabaku dhe 15 deputete te tjerë, vendosen të qëndrojnë lart grupit që përgatit letrat formale të rikthimit dhe “de fakto” të Lulzim Bashës.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD të kësaj të marte morën pjesë vetëm 7 deputetët dhe një pjesë jo të madhe të anëtarësisë, gjithsej 174 anëtarë, nga mbi 400 anëtarë.
Në këtë mbledhje, që rikonfirmoi ndarjen në 2 pjesë të PD, nuk mori pjesë asnjë prej figurave me poste drejtuese, përveç Enkelejd Alibeajt, që është nënkryetar.
Deputetet qe janë përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët qëndrojnë në largësi të këtij procesi që në fillimet e tij, është pretenduar se është anti-statutor, e madje po bëhet për interesa personale. 7 nga deputetët që bojkotuan, e cilësuan mbledhjen, jo legjitime dhe anti-statutore.
“Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, konstatojmë se sot nuk ka patur një mbledhje legjitime të Këshillit Kombëtar të PD”, thanë ato.
Jo legjitimiteti që pretendojnë deputetët ka të bëjë me numrin e nevojshëm të anëtarëve. Ata thonë se Këshilli Kombëtar i PD ka aktualisht në detyrë 453 anëtarë, nga 478 anëtarë gjithsej të dalë nga Kuvendi Kombëtar i PD datë 17 Korrik 2022.
Vetë grupi organizatorë i mbledhjes tha se janë 329 anëtarë gjithsej, nga të cilët morën pjesë 174.
Megjithatë, në fund u deklarua se janë të mjaftueshëm anëtarë, për të vijuar procesin, drejt 29 korrikut.
Këshilli sidoqoftë nuk doli nga parashikimi që do të votonte Jemin Gjanën, të besuarin e Lulzim Bashës, në krye të grupit, që do të menaxhojë zgjedhjet, njësoj si në 2021, kur korri fitore plebishitare.
Vetë Lulizm Basha, edhe pse është anëtar nuk mori pjesë, si për të treguar distancë nga çka po ndodh me PD. Megjithatë formularin e kandidimit do i duhet ta dorëzojë, ndoshta sikundër ka vepruar gjithmonë, në momentin e fundit, në mesnatë.
A është braktisur Lulzim Basha dhe nga anëtarët. Shifrat nuk e mohojnë. Por ato sigurisht pohojnë se PD qe ai po rimerr thuajse me të njëjtën dhune si Sali Berisha mban selinë e Shqupit, është shumë më e vogël se ajo e prillit 2021. Dhe për këtë Lulzim Bashës fajtorin i duhet ta kërkojë vetëm para pasqyrës.