“PD u fut në zgjedhje e përçarë”, Kulluri në “Log”: Për PS dolën edhe njerëz të Nanos në fushatë

schedule22:53 - 10 Maj, 2021

schedule 22:53 - 10 Maj, 2021

Në “Log.” Me Endri Xhafon, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri ka listuar një sërë arsyesh se pse Edi Rama arriti që t’i marrë sërish fitoren partisë së Lulzim Bashës. Sipas tij, në këto zgjedhje, Partia Demokratike u fut e përçfarë ndryshe nga PS që pati vetëm disa zëra të diferencuar kundër.

“PD në këto zgjedhje ka hyrë e përçarë dhe me një debat të brendshëm prej 4 vitesh. E majta ka shkuar përgjithësisht në zgjedhje. Mirë, keq, moralisht është çështje e tyre.”

Sipas Kullurit, në këto zgjedhje, Rama pati në “ndihmë” edhe njerëz të ish-kryeministrit Fatos Nano që sipas tij kanë dalë në fushatë.

“Këtë herë kam parë njerëz të Nanos që kanë dalë në fushatë, në jug e në Tiranë.  Në mandatin e dytë opozitar ne e e mbajmë të përçarë partinë.”

Tjetër faktor që solli fitoren e PS-së, sipas Kullurit ishte aleanca me LSI si dhe mos pasja e një linje të qartë ideologjike të ndjekur nga partitë.

“Ishte edhe opozita e përbashkët me LSI, ishte një nga arsyet e humbjes. I thashë ke pyete për të bërë koalicion parazgjedhor me LSI, në 2018 e pyeta. Mënyra si është sjellë Basha në parti, ndonjëherë është marksiste. PD është një sekt ku nuk bëhet asnjë debat i lirë, dhe nuk ka konkurrencë idesh. Një njeri që pretendon që është arsimuar në perëndim, por sillet si … lindor.”

Kurse, ekonomisti Dritan Shano tha se kreu i PS nuk është asgjë që nuk pritej prej tij, por opozita vijoi të mbetej sërish me “një gol më pak.”

“Rama nuk bëri asgjë që nuk pritej prej tij. Ne bëmë gola më pak sesa Edi Rama. Në përballjet elektorale është bërë gjithnjë një gol më pak.” sb/abcnews.al/