PD: Tenderi për Unazën e Re, aferë korruptive

schedule15:44 - 7 Nëntor, 2018

schedule 15:44 - 7 Nëntor, 2018

Partia Demokratike ka denoncuar bashkimin e kompanive, fituese të tenderit për rindërtimin e tre segemnteve të Unazës së Re të Tiranës. Zëdhënësja Ina Zhupa ka akuzuar Kryeministrin dhe kryebashkiakun Veliaj, për atë që selia blu e konsideron aferë korruptive.

Partia Demokratike ka denoncuar bashkimin e kompanive, fituese të tenderit për rindërtimin e tre segemnteve të Unazës së Re të Tiranës. Zëdhënësja Ina Zhupa ka akuzuar kryeministrin dhe kryebashkiakun Veliaj, për atë që selia blu e konsideron aferë korruptive.

Partia Demokratike ka denoncuar favorizimin e një bashkimi kompanishë guackë, klientë të kryeministrit dhe kryebashkiakut sipas selisë blu, për rindërtimin e 3 segmenteve të Unazës së Re të Tiranës, që sipas zëdhënëses Ina Zhupa, është shpallur fituese vetëm sepse kompania e dytë pjesmarrëse në tender nuk ka dhënë asnjë ofertë.

“Kompania “Vëllezërit Hysa” është përdorur për të nxjerrë fituese kompanitë e paracaktuara nga Edi Rama dhe Erion Veliaj… nga shpallja fituese e bashkimit të një kompanie guaskë, DH Albania, pronarët e së cilës janë të panjohur, me një kompani shqiptare, BIba X, që vazhdimisht ka qenë nën sekuestro për mos shlyerje borxhesh”.

E para, kompania DH Albania, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, në korrik 2018, vetëm dy muaj përpara hapjes së tenderit më shtator 2018.

“Kompania mëmë e saj është kompani e regjistruar në parajsë fiskale, me pronarë të panjohur”.

E dyta, kompania Biba X sipas informacioneve të publikuara në media, thekson Partia Demokratike, ka qënë nën sekuestro gjatë periudhës kur ka amrrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje të nenit 45 të Ligjit për prokuroimet publike.

“ Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskë, duke grabitur me maskën e parajsës fiskale, 18 milionë euro të taksave të shqiptarëve”.

Përmes Ligjit antimafia Partia Demokratike do t’i kthejë pasuritë e grabitura tek shqiptarët, vijoi ajo, dhe askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale, përfundon selia blu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!