Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD s’përmbushi aspiratat e dhjetorit/ Sondazhi “Zëri i Shqiptarëve”: 79.5 përqind e shqiptarëve nuk besojnë te PD

schedule23:08 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 23:08 - 8 Dhjetor, 2025

Sondazhi “Zëri i Shqiptarëve” në Abc News sjell opinionin e shqiptarëve për lëvizjen studentore të 8 dhjetorit dhe Partinë Demokratike pas 35 vitesh.

Shumica dërrmuese shqiptarëve, apo 79.5% nuk besojnë se PD i ka përmbushur aspiratat e asaj lëvizje, e rrëzoi regjimin komunist dhe solli lindjen e partisë demokratike.

Vetëm 16.1% besojnë se PD me në krye Sali Berishën i ka përmbushur aspiratat. Një elektorat blu, që në raport me votat që merr PD në zgjedhjet e fundit, tregon se edhe vetë demokratët janë të zhgënjyer nga partia e tyre.

Po ashtu, sot është fakt se shumica e themeluesve të asaj lëvizjeje apo të PD nuk janë pjesë e partisë. Disa janë vetëlarguar e disa janë përjashtuar.

Për këtë, 65.7% e shqiptarëve të cilët në zgjedhjet  e fundit votuan për një parti opozitare apo nuk votuan fare, mendojnë se largimi i tyre ka ndodhur për shkak të diktatit të Sali Berishës në krye të PD.

Vetëm 30.4% e tyre e konsiderojnë zgjedhje personale, kjo përputhet me mbështetjen e mbetur që ka sot Partia Demorkatike, apo më saktë ata që votojnë PD prej Sali Berishës.

Por akoma më interesante është sondazhi, se kë do të preferonin në krye të PD shqiptarët opozitarë pas 35 vitesh?

50% e opozitarëve apo elektoratit gri, do të dëshironin në krye të PD, Gramoz Pashkon. 13.7% Azem Hajdarin, dhe 28.6% Sali Berishën.

Sot jeton vetëm një prej tyre, Sali Berisha, i dyti më i mbështetur nga opozitarët, që pas 35 vitesh, në moshën 82-vjeçare vijon të mbetet kryetar i PD.

Por pjesa më e madhe e opozitarëve, apo 78.6% del se nuk preferojnë Partinë Demokratike prej Sali Berishës, dhe ai është problemi. Shumica e votave opozitare shkojnë diku tjetër, por aktualisht rezulton se nuk shkojnë as te PS as te partitë e vogla opozitare, por rrijnë kyçur në shtëpi.

Dhe dukshem doktori nuk është çelësi për ti nxjerrë ato për në kuti e për ta rikthyer PD në qeveri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!