PD, s’ka analizë për humbjen/ Mërtiri: Berisha ka qenë dhe është e keqja e kësaj opozite

schedule18:53 - 2 Korrik, 2025

schedule 18:53 - 2 Korrik, 2025

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC Neës, analisti politik Ergys Mërtiri komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe rolin e Sali Berishës pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas Mërtirit, Berisha pritet të ndjekë të njëjtin skenar si katër vite më parë, me thirrje për protesta dhe bllokime rrugësh, por tashmë me një mbështetje shumë më të vogël.

Ai theksoi se Berisha ka dhjetëfishuar humbjen dhe se argumentet për vjedhje votash nuk e ndryshojnë realitetin e humbjes. Mërtiri e përshkroi PD-në si një parti të kthyer në “shoqatë”, ku mungon analiza reale e humbjes dhe mbizotërojnë figura pa kredenciale që varen nga Berisha për mbijetesë politike.

“Berisha do bëjë atë që ka bërë katër vite më parë, do të bëjë thirrje, do të bëjë protesta, do të bllokojë rrugët, por me shumë më pak veta sepse shumë pak besojnë tek ai. Ka dhjetëfishuar humbjen. Nuk ka rëndësi se sa vota mund të jenë vjedhur, kjo nuk ndryshon humbjen e Berishës.

Besoj se shumica e deputetëve janë në krah të Berishës, kjo është no sens. Ata që i shkojnë nga pas nuk kanë hall që të bëjnë PD-në fituese, por shikojnë interesin e vet. Berisha e ka marrë në rrugë qorre PD, po e kthen në një shoqatë.

PD nuk bën analizën reale, që është analiza e humbjes dhe jo ajo e vjedhjes. Sepse janë figura pa kredenciale, janë të varur nga Berisha sepse vetëm ashtu munde të mbijetojnë. Berisha ka qenë dhe është e keqja e kësaj opozite”, tha analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!