PD: Shqipëria nuk mori asnjë qindarkë nga samiti në Poloni, u paraqit pa projekte

schedule14:19 - 7 Korrik, 2019

schedule 14:19 - 7 Korrik, 2019

Përmes një komunikimi me median deputeti i PD Agron Shehaj, ditën e sotme nga selia e PD,  deklaroi se Shqiëria nuk mori dot asnjë investim nga samiti i zhvilluar në Poloni. Sipas Shehaj Shqipëria nuk mori asgjë nga ky samit, asnjë qindarkë dhe asnjë mbështetje ekonomike ndërkohë që vendet e tjera të rajonit arritën të merrnin qindra e miliona euro. “Praktikisht jemi vendi më i papërgatitur në Evropë për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët europian”, theksoi në deklaratën e tij Shehaj.

“Ekonomikisht, Sot Shqipëria është më e izoluar se kurrë ndonjëherë gjatë 30 viteve të fundit.

Sot Shqipëria është vendi më i izoluar nga tregu dhe ekonomia europiane.

Praktikisht jemi vendi më i papërgatitur në Evropë për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët europian.

Samiti i Poznanit i vendeve të Ballkanit Perëndimor e rikonfirmoi izolimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë dhe paaftësinë e vendit tonë për të qenë pjesë e ekonomisë europiane. Shqipëria nuk mori asgjë nga ky samit, asnjë qindarkë dhe asnjë mbështetje ekonomike.

Të gjitha vendet e tjera të Ballkanit morën dhjetra e qindra miliona euro falas, kurse Shqipëria mori një foto me të cilën mburret Kryeministri në Facebook. Është e njejta histori që përsëritet në të gjitha takimet e Procesit të Berlinit. Shqipëria shkon e papërgatitur, pa projekte dhe propozime. Shqipëria shkon si vendi më i korruptuar në Evropë.

Shqipëria shkon si vendi me një qeveri të kapur nga krimi. Korrupsioni dhe lidhjet me krimin janë arsyeja pse BE nuk i jep Shqipërisë asnjë qindarkë. Para katër muajsh, Komisioni i Buxheitit te Parlamentit Europian deklaroi se:

“Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet për të thithur më shumë fonde të BE-së se sa asistenca teknike që mer aktualisht dhe pandaj BE nuk duhet të rrisë fondet për Shqipërinë”, deklaroi Shehaj./abcnews.al