PD: Shqipëria ndër pesë shtetet me krim të organizuar të rrezikshëm

schedule14:04 - 1 Dhjetor, 2018

schedule 14:04 - 1 Dhjetor, 2018

Pas publikimit të raportit për lirinë e medias “Reportere pa Kufij” ku përfshihen edhe emrat e tre gazetarëve shqiptar ka reaguar Partia Demokratike. Sipas kryetares së Komsionit Parlamentar për median dhe edukimin Albana Vokshi, Shqipëria është një ndër pesë shtetet me krim të organizuar të rrezikshëm.

Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar të medias dhe edukimit: “Historitë e 3 gazetarëve: Klodiana Lala, Basir Çollaku dhe Alida Tota, janë 3 rastet që janë përfshirë në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij. Të treja historitë kanë një gjë të përbashkët, gazetarët janë kërcënuar, shantazhuar për shkak të denoncimeve që ata u kanë bërë lidhjeve të ngushta mes krimit të organizuar me pushtetin, Jurgis Çyrben, Emiljano Shullazin, Saimir Tahirin me drogën e Habilajve, Erion Veliajn me mafian e plehrave.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!