Një SHPK, me pronar Bashën, një kopje të shëmtuar të Sali Berishës. Kështu e konsideroi analisti Arben Meçe, rikthimin e Lulzim Bashës në PD, një vit pasi dezertoi prej saj.
Për ‘Tirana Live’, në ABC News, Mece tha se ajo c’ka e shqetëson në këtë moment, është struktura që me largimin e Bashës, u bë inekzistente dhe u kthye me rikthimin e tij.
“E vërteta është se Basha dezertoi kur PD u fut në luftë, iku në drejtim të paditur. Motivi që, ‘u largova për të mos thelluar përcarjen’, absurditet më të madh, kur përcarja është juridike, institucionale, nuk e kuptoj cfarë më shumë se kaq do i ndodhë një grupimi politik. Janë subjekte elektorale të ndara, cfarë përcarje pritet më shumë se kaq.
Dhe bëri mirë, shkëputja dhe rikthimi i tij pas një periudhe të çuditshme qetësie, se betejat këto janë zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme, në një prej tyre ai dezertoi. Ajo që më shqetëson është se gjithë struktura, ishte inzekzist. Iku Basha ikën të gjithë, erdhi Basha nisën të bëhen aktivë. Kjo ngre një pikëpyetje të madhe, kush janë këta njerëz?
I them zotërinj ku ishit ju gjatë fushatës elektorale. Gjatë gjithë procesit, deri kur Basha u kthye duhet thënë se kjo strukturë ishte inekzistente. Kush janë këta dhe cfarë përfaqësojnë. Duke qenë se janë të lidhur me prezencën e Bashës. Mund të them se janë një familje një grupim interesi. Pra, jemi në një ofiq.
Po na prodhohet një SHPK me pronar Bashën. Grupimi i ri është një kopje e shëmtuar e asaj skeme politike ku oligarkë politike, Berisha mbajti me oligarkinë e vet, ashtu si edhe Meta, të njëjtë po bën edhe Basha. Kjo do e zhvlerësojë shumë shpejt këtë grupim politik. Në historinë e tij Basha nuk arriti asnjëherë, të prodhojë një profil të qartë të jetës së vet.” -u shpreh Meçe, ndërsa ironizoi Bashën.
“Ka patur një profil me individin që ka patur më tepër meme në politikën shqiptare. Meme tashmë po konkuron edhe Nard Ndokën. Është serioze, s’e themi për të intimiduar profiling politike të Bashës, por është fakt. Personi që ka më tepër meme në politikë, pas Nard Ndokës, quhet Lulzim Basha.” vijoi ai.
Ndër të tjera, analisti Meçe komentoi edhe grupimin e Gazment Bardhin në PD.
“Ky proces ka degraduar, populli duhet të kuptojë se me këta njerëz nuk funksionon.E vemtja shpresë që shoh është një ringritje e linjës së Bardhit që ka ruajtur një format mbi të cilën u ndërtuar e gjithë PD zyrtare. Nuk e di si do vijojë më tej. Bardhi deri më tani nuk është kapur nga Basha.” -përfundoi Meçe./abcnews.al