Partia Demokratike ka shpërndarë mbrëmjen e sotme mesazhin e anëtares së PD Fier Suzana Malaj. Ajo thotë se demokratët nuk mund të pranojnë të shpallen non grata nga aleatët perëndimorë dhe nga SHBA.
“Çfarë po i’u kërkon Sali Berisha sot demokratëve? Ka nisur turin e dytë fantazmagorik dhe nuk po kërkon as më shumë e as më pak, po ai po kërkon që ne të gjithë bashkë të bëjmë një akt vetëvrasjeje.
A mund ta pranojnë demokratët të shpallen të padëshiruar nga aleatët tanë perëndimorë dhe nga aleati ynë i madh strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kjo nuk është as e drejtë, as e moralshme. Kjo është mizori dhe demokratët nuk kanë pse të vrasin aspiratën e tyre për të nesërmen”, shprehet ajo.