Deputetja e PD-së, Greta Bardelli, ka denoncuar se pavarësisht nisjes zyrtarisht të shkollës, në Theth të Shkodrës, shkolla ende nuk është hapur.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale ajo shkruan se fëmijët në këtë zonë nuk mund të jenë njësoj si nxënës të tjerë në qendrën e qarkut Shkodër që kanë filluar mësimin.
Postimi i Bardelit:
Shkolla 9-vjeçare në Theth, njësia administrative Shalë, ende nuk është e hapur!
Fëmijët në këtë zonë nuk mund të jenë njësoj si nxënës të tjerë në qendrën e qarkut Shkodër që kanë filluar mësimin!
Prindër, nxënës, banorë së bashku me administratorin e njësisë, po ngrenë zërin për këtë fakt!
I bashkohem zërit të tyre, me cilësinë e përfaqësueses në Kuvend, që sa më parë të merren masat për zhvillimin e orëve të mësimit dhe gjendja ti kthehet normalitetit! Nxënësit e Thethit kërkojnë arsimim dhe nuk ju duhet asnjë lloj justifikimi i institucioneve! Sa më parë! /abcnews.al/