Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

PD, Salianji kandidon përballë Berishës/ Kthupi: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

schedule18:33 - 20 Mars, 2026

schedule 18:33 - 20 Mars, 2026

Avokati Rezart Kthupi thotë se Ervin Salianji mund të penalizohet nga zgjedhjet për kreun e PD, pasi ka kryer një dënim penal, që mund të jetë një nga kriteret që struktura e partisë mund të vendosë për të përjashtuar kandidatë nga gara.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kthupi u shpreh se nën drejtimin e Gazment Bardhit, statuti i partisë mund të ndryshohet para zgjedhjeve më 23 maj.

Sipas Kthupit, Berisha mundet nga ai kandidat që do të ketë platformë, ide dhe grup njerëzish.



“Kur vendoset data për regjistrimin e kandidaturave, del edhe një udhëzim për secilin nga kandidatët. Në rastin e zotit Salianji nuk është problem vetëpërjashtimi. Nga përjashtimi nga anëtarësia duhet të ketë vendim kolegjial. Sa i përket nenit Basha, nëse do respektohej statuti i PD, në atë parti nuk bëhen dot zgjedhje. Në atë parti të gjithë bien dakord që zgjedhjet u vodhën, është mënyra më e mirë për të dalë i pafajshëm. Mendoj se kur të dalin kriteret për kandidaturat, do jetë një kriter që zoti Salianji nuk e përmbush dot, pasi ka kryer dënim penal. Gjasat janë që nën drejtimin e  zotit Bardhi, statuti do të ndryshojë para zgjedhjeve. Problemi i zakonshëm në politikën shqiptare, është që nuk debatohet për vizione, por për individët. Nuk jepet një platformë pse do të kandidosh. Kushdo që është sfidanti i Berishës, duhet të dalë me një platformë. Nuk mund ta mundësh Berishën me personalitet, por me projekt, ide dhe me një grup njerëzish”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!