PD rikthehet tek i Zoti/ Noka thirrje për bashkim: Kush e ndjen veten demokrat, shtëpia e PD është e hapur

schedule13:24 - 11 Qershor, 2024

schedule 13:24 - 11 Qershor, 2024

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për vulën duke njohur Sali Berishën, si kryetar të Partisë Demokratike.

Pas këtij vendimi Flamur Noka ka folur për gazetarët duke u shprehur se tashmë “shtëpia” e Partisë Demokratike është e hapur për çdo demokrat dhe për çdo opozitar. Gjithashtu ai shtoi se nga sot përçarja e opozitës ka marrë fund dhe se Shqipëria ka një opozitë të bashkuar.

“Demokratët janë ata që vendosin. Demokratët sot janë të bashkuar. Nga sot do të kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij regjimi. Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Sot Shqipëria ka një opozitë të bashkuar. Çdokush që e ndjen veten demokrat e ka derën e PD të hapur dhe është i mirëpritur”, tha Flamur Noka.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!