Partia Demokratike e Shqiperisë është kundër tezës së hedhur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit Kosovë-Serbi. PD po përgatit një rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosovë, që kërkojnë mosndryshimin e kufijve.
Nga burime brenda PD-së, mësohet se Rezoluta e Partisë Demokratike mbështet fuqimisht ruajtjen e formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës. Rezoluta që po përgatit Partia Demokratike mbështet fuqimisht reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian./abcnews.al