Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD regjistrohet për zgjedhjet e pjesshme/ Vetëm për fonde dhe komisionerët, kandidatët do jenë “të pavarur”

schedule19:09 - 16 Tetor, 2025

schedule 19:09 - 16 Tetor, 2025

Partia Demokratike thyen formalisht bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 9 nëntorit. Me firmën e kryetarit Sali Berisha, i ka kërkuar KQZ të regjistrohet si subject politik në zgjedhje.

Megjithatë, ky regjistrim është vetëm formalisht, pasi vlen vetëm për të marrë fondet dhe caktuar komisionerët e vet në zgjedhje.

Nga ana tjetër, kandidatët të cilët do të mbështesë në zgjedhje, po regjistrohen si të pavarur me komitete nismëtare si të propozuar nga zgjedhësit, e jo nga PD.

Në këto kushte, PD nuk do të mund ti mbështesë kandidatët e pavarur, sepse logoja e partisë nuk do të shfaqet as në fletën e votimit, as në fushatë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!