PD reagon për shembjet te “5 Maji”: Zgjidh Berishën dhe merr edhe Ramën, gënjeu pa u skuqur

schedule20:07 - 27 Janar, 2022

schedule 20:07 - 27 Janar, 2022

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme jashtë Kuvendit, ku tha se në ndërtimin e pallateve do të marrin pjesë edhe ortakët e Bashës. PD thotë se Berisha gënjeu sot pa u skuqur dhe pa u zverdhur, ndërsa e pyet atë se ku ishte kur u shembën shtëpitë e banorëve.

Lexo edhe: Berisha: Në Kundërshtim me Kushtetutën, në pallate ortakë të Bashës

“Sali Berisha gënjen pa u skuqur e pa u zverdhur. Kur deputetët e PD ishin pranë banorëve kur iu shembën shtëpitë, ku ishte Sali Berisha? Pse Sali Berisha po mbron përmes mashtrimit ndërtuesit e “5 Majit”? Pse ky njeri që merr nëpër gojë këdo nuk guxon as ti përmendë emrin atij që po ndërton vërtet atje? Pse mashtron shqiptarët duke gënjyer për anëtarin e kryesisë së PD Agron Kapllanaj? Sali Berisha mashtron dhe gënjen për të fshehur lidhjet e familjarëve të tij me trafikantin ndërtues.

PD ka bërë kallzim penal për të çuar para drejtësisë Erjon Veliajn për këtë aferë korruptivo-kriminale dhe ju kërkon organeve përkatëse të ndalin menjëherë projektin e pastrimit të parave të pista tek “5 maji”. Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën”, shkruan PD. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!