Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për të kthyer studentët në auditore përgjatë pandemisë së koronavirusit.
Boçi thotë se Rama urdhëroi kthimin në auditore ndërkohë që nuk ofron asnjë testim për pedagogët dhe studentët.
Ai shkruan se përmes kësaj lëvizjeje Rama synon të realizojnë ëndrrën e tij për të shtrirë autonominë në universitete.
“Rama, ky grabitës serial. Urdhëri i Ramës nëpërmjet Besës, për të rikthyer me forcë studentët në auditore, nuk bëhet për hallin e Universiteteve.
Sot, asnjë vend fqinj apo në rajon nuk ka ndërmarrë një iniciativë të tillë, megjithëse ato kryejnë rregullisht me mijëra testime dhe kanë një panoramë të vërtetë të pandemisë.
Ndërsa Rama e urdhëroi me dhunë.
E urdhëroi, ndërkohë që nuk ofron asnjë testim për pedagogët dhe studentët.
E urdhëroi, ndërsa e di mirë që kushtet higjeno-sanitare në konvikte e ambiente universitare janë mizerabël.
E urdhëroi, kur e di mirë që shkelen të gjitha protokollet e sigurisë.
E urdhëroi, me ndërgjegje të plotë, kur ende akoma nuk ka miratuar një hapje definitive për udhëtimet ndërqytetëse dhe Tirana është zonë e kuqe.
E urdhëroi, duke rrezikur kështu – siç e shprehu me të drejtë akademik Fuga – jetët e studentëve e pedagogëve.
Po pse gjithë ky nxitim dhe kjo harbutëri e Ramës?!
E qartë dhe ulëritëse!
Rama kërkon të plotësojë më në fund ëndrrën e kontrollit të Universitetit të Tiranës.
Kërkon që nën mjegullën e pandemisë të vjedhë e grabisë zgjedhjet në UT.
Siç e shfrytëzon këtë mjegull, për tendera sekretë me çmime të katërfishuara.
Siç e shfrytëzon për të çuar lekët e njerëzve në xhepat e oligarkëve, ashtu kërkon dhe të bëjë me Universitetet.
Për këtë nuk heziton të hedhë në zjarrin e pandemisë mijëra studentë e pedagogë.
Po dje në sinkron me vendimin e tij, urdhëroi sejmenët në UT, të hapin një proces zgjedhor fiktiv.
KIZ i mbledhur dje, megjithëse ligjërisht nuk ekziston, ka hapur procesin e zgjedhjeve, kur vetë i ka mbaruar afati që në shkurt.
Diabolizmi nuk njeh kufij.
Datat e zgjedhjeve të shpallura, u rakorduan me datat e rikthimit të pedagogëve dhe një pjese të studentëve, me qëllim që të konsiderojnë votimin e tyre në emër të gjithëve.
Rrezikimi i jetës së studentëve, ka pikërisht këtë qëllim:
Të sanksionojë një grabitje politike universitare nga Rama dhe Besa, bashkë me disa servilë të bindur.
Një poshtërsi kjo tamam genocidiste, për ta pasur zili dhe juntat e regjimet më kriminale.
Jo vetëm kaq. E dinë që vendimi i KIZ është i paligjshëm dhe në rast ankimimi në gjykatë, Shahini që ka në xhep vetëm skenarët e Ramës dhe jo strategji për arsimin, mund të komandojë një Rektor të ri.
Rama para arrivizmit për pushtet politik, nuk kursen asgjë më.
Dije e arsimim jo e jo, por siç e dëshmojnë faktet jo fjalët, nuk kursen as shëndetin e njerëzve”,shkruan Boçi./abcnews.al