PD reagon pas deklaratave të Metës: Asnjë plan për djegie të institucioneve

schedule17:15 - 9 Shtator, 2019

schedule 17:15 - 9 Shtator, 2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimeve të kreut të shtetit për rrezikun e djegies së Parlamentit në protestën kombëtare të thirrur nga opozita në 8 qershor. “Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin e një grupi oligarkësh dhe kriminelësh të lidhur me kryeministrin e vendit”, ka deklaruar Bardhi.  Numri dy i demokratëve ka kujtuar se Lulzim Basha ka denoncuar vazhdimisht skenarët e dhunshëm të Edi Ramës, që ka patur për qëllim t’i përdorë më pas kundër PD dhe opozitës. Për demokratët komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit është një mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës. ABC News Albania 24/7