PD: Rama refuzoi fondet e BE për rrugët që të vjedhë me koncesione

schedule16:29 - 20 Korrik, 2019

schedule 16:29 - 20 Korrik, 2019

Partia Demokratike thotë se rruga Milot-Balldren mund të ishte ndërtuar me fondet e Bashkimit Evropian, si pjesë e autostradës blu që u financua në samitin e Poznanit, por sipas Grida Dumës, Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt, pasi qeveria  do të vjedhë përmes skemës së koncesioneve.

Partia Demokratike akuzon Edi Ramën se qëllimisht nuk paraqiti projekte në Samitin e Poznanit, që rrugët t’i ndërtojë me koncesion ku ka mundësi të vjedhë.

Projekti më i rëndësishëm në samit ishte autostrada Adriatiko-Joniane, e gjatë 700 kilometra. Për këtë investim të rëndësishëm vendet e Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë, morën fondet nga Bashkimi Europian për të vazhduar ndërtimin e projektit.

Sipas Grida Dumës, arsyeja e vërtetë nuk është braktisja nga Europa, por korrupsioni i Edi Ramës.

Kryeministri i votave të vjedhura, nuk paraqiti asnjë projekt për financim në Poznan, sepse ai po zbaton në Shqipëri, projketin kriminal “1 miliard euro”, të cilin, tani të gjithë e njohin si vjedhje e buxhetit përmes PPP-ve, me projekte të tejfryra, të pastudiuara dhe të paracaktuara se kush i fiton.  Krahasimisht, 1 km rrugë me projektin PPP të Edi Ramës kushton 16 mln euro, ndërsa me projektin e Bashkimit Europain, kosto për 1 km rrugë është 1.2 milion euro“, tha Duma.

Duma kujton se PD e ka denonuar ketë program 2 vjet më parë, duke e quajtur si skema e Pastrimit të Parave të Pista, dhe ka këtë paralajmërim për të gjithë aktorët politikë dhe ekonomikë të përfshirë në këtë program:

Këto kontrata korruptive do të anullohen dhe do të jenë pjesë e paketës antikorrupsion që Partia Demokratike do të zbatoje ditët e para në qeverisje“, deklaroi Duma./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!