PD: Qeveria heq specialistët nga Albpetrol, i zëvendëson me militantë

schedule11:34 - 10 Shtator, 2018

schedule 11:34 - 10 Shtator, 2018

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka pushuar reth 600 preofesionistë nga ALBPETROL-i dhe në vend të tyre ka rekrutuar militantë të Rilindjes.

Deputeti demokrat Luan Baçi nëpërmjet një deklarate për mediat tregon se  llogaritë janë bërë për pushimin e 1000 – 1200 punonjësve. Sipas demokratëve askush në qeveri nuk jep shpjegime pse nuk është ngritur ende Instituti Shkencor Hidrokarbur, i miratuar me ligj në vitin 2017, si autoriteti tekniko-shkencor, oponent dhe autentik këshillimor për Shtetin Shqiptar.

Plani i vetëm i rilindjes për Albpetrol-in është : Përdorimi politik i një ndërmarrje shtetërore për të siguruar sa më shumë fitime për xhepat e veta dhe varfëri ekstreme për popullin që qeveris – deklaroi deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi.

Deklarata e plotë e deputetit demokrat Luan Baçi

Qeveria nuk ndalet në rrugën për shkatërrimin e jetës së shqiptarëve. Nuk ndalet në shkatërrimin e çdo gjëje, që ka të bëj me pasurimin e oligarkëve, që janë të lidhur me ta dhe mbushjen e xhepave të tyre.

Këtë e tregon dhe mënyra se si po veprojnë me Alpetrolin, nuk ndalen deri në coptimin dhe shfrytëzimin e plotë të tij.

Prej kohësh ne Albpetrol pushohen profesionistë dhe rekrutohen militantë dhe fanatikë të Rilindjes.

Ka filluar dhe vazhdon, fshesa përfundimtare e profesionistëve të këtij sektori, që nuk do të kurseje askënd që nuk është militant i Rilindjes.

Llogarite janë bërë për pushimin e 1000 – 1200 punonjësve, që përbëjnë gjysmën e punonjësve të Albpetrolit. Deri tani janë pushuar mbi 600 punonjës dhe njëkohësisht po merren të tjerë individë pa kurrfarë lidhje me Alpetrolin, por vetëm se janë, pjesëtarë të rilindjes dhe drejtues të strukturave të tyre.

Naftëtarët kanë filluar të kuptojnë se e ardhmja e Albetrolit është mbyllja e plotë e tij.

Naftëtarët prej kohësh kërkojnë statusin e veçantë të tyre, por kërkesa e tyre bie në vesh të shurdhër.

Nga 2200 naftëtarë vetëm 600 prej tyre kane aplikuar për marrjen e këtij statusi.

Ndërsa naftëtarët pensionistë i janë dorëzuar zhgënjimit, pasi asnjë sakrificë e tyre nuk u njoh prej Rilindjes.

Naftëtarët e kanë kuptuar se çfarë do të ndodhë: Ata që kanë punuar prej vitesh, po flaken ne rruge, për arsyen e vetme se nuk i shërbejnë Rilindjes qëështë ne pushtet.

Askush në qeveri nuk jep shpjegime pse nuk është ngritur ende Instituti Shkencor Hidrokarbur, i miratuar me ligj në vitin 2017, si autoriteti tekniko-shkencor, oponent dhe autentik këshillimor për Shtetin Shqiptar.

Ai sipas ligjit duhej të ishte ngritur në muajin Shtator 2017, në fakt nuk është ngritur  akoma. Arsyeja dihet: Interesa të ulta të qeveritarëve po bëjnë presion që ky autoritet të mos ngrihet në qarkun Fier, ku janë vendburimet e naftës, por te jetë në Tiranë për t’u kontrolluar sipas interesit te qeveritareve.

Gjithkush e di që në malin e Dajtit nuk ka asnjë vendburim nafte. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ushtron përgjegjësitë e saj, por vetëm hesht dhe qëndron indiferente.

Rilindja ka vetëm një plan për Albpetrolin:

Përdorimi politik i një ndërmarrje shtetërore për të siguruar sa më shumë fitime për xhepat e veta dhe varfëri ekstreme për popullin që qeveris.

Plani i Rilindjes injoron haptazi interesin publik, vlerën ekonomike të kësaj ndërmarrje shtetërore, ringritjen e saj, peshën që ajo mban tek buxheti i shtetit./abcnews.al