PD publikon faturën: Nënkryetari i bashkisë Tiranë paguan 908 euro/nata në Barcelonë

schedule13:38 - 31 Gusht, 2019

schedule 13:38 - 31 Gusht, 2019

Partia Demokratike ka denoncuar nënkryetarin e bashkisë Tiranë Arbër Mazniku, duke publikuar një faturë qëndrimi në hotel, e paguar nga pronari i një kompanie që merr tendera nga bashkia e kryeqytetit.

Fusha shpk për periudhën 2014-2019 ka përfituar 145 tendera me vlerë 12.1 miliard lekë ose rreth 101 milion euro, nga të cilat, 85 me një operator në garë.

Nga 145 tendera total, në 140 tendera ose 97% të tenderave total, vlera e fondit limit është thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës.

Në media është publikuar një faturë e një hoteli luksoz në Barcelonë, ku nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku është akomoduar për të pushuar në një dhomë për të cilën është paguar 908 euro nata.

Kjo është fatura e numrit dy të bashkisë i cili për dy net në hotel AlmaBarcelona ka shpenzuar 1816 euro.

Por ajo që përbën skandal përveç çmimit që ia kalon edhe abuzimit të ministrave të Ramës, është fakti se pagesa është bërë nga presidenti i kompanisë Fusha shpk, Shkëlqim Fusha nëpërmjet kartës së kreditit .

Pra, përfituesi më i madhe i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës paguan dhomat luksoze të hotelit për zyrtarët e bashkisë të cilët prej 4 vitesh nuk kanë kursyer firmat për tenderat qindra miliona euroshe për të”, ka deklaruar nga selia e PD Dhurata Çupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!