Analisti Roland Lami komentoi zhvillimet e fundit në sferën politike, përpara garës së 9 nëntorit për drejtimin e 6 bashkive. Lami tha se PD futet e qetë në këto zgjedhje për të mbajtur të palëkundur pozicionin e dytë, atë të opozitës. Sipas Lamit, i vetmi që ka një ankth pozitiv në këtë fushatë dhe që e ka marrë seriozisht procesin është Arlind Qori, i cili njëkohësisht synon rritjen politike.
“Ata vetë nuk e kanë marrë seriozisht. PD për herë të dytë nuk futet në zgjedhje të fitoj, hera e parë ishte 11 maji me listën e kompozuar. Edhe në këto zgjedhje që ka bërë shumë protesta dhe duhet të shfrytëzonte rastin për të zëvendësuar me një kandidat të denjë, ka menduar që edhe aty do të relaksojë simpatizantët që është një garë e humbur që në fillim.
Aty janë të qetësuar të gjithë anëtarët e partisë, që nuk jetohet keq në opozitë. Ka kuptuar që nuk kanë shqetësim nga opozita, kështu që atje janë të qetë. I vetmi person që mund të ketë ankth është një parti si Arlind Qori që do të rritet politikisht. PD futet e qetë në zgjedhje për të mbajtur pozicionin e dytë.” / abcnews.al /

