Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD po shkon drejt së shkuarës”/ Bejko: Berisha, jo legjitim në krye të Partisë Demokratike

schedule23:40 - 27 Maj, 2026

schedule 23:40 - 27 Maj, 2026

Politologu Roland Bejko thotë se PD po shkon drejt së shkuarës, nën drejtimin e Sali Berishës.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se Berisha realizoi proces fals, duke rizgjedhur veten në krye të PD.

Bejko shtoi se Berisha nuk është legjitim, si kryetar i PD.



“Duke qenë se nuk solli lajm kjo ngjarje, do të thotë që PD nuk po shkon drejt së ardhmes, por drejt së shkuarës, drejt rrudhjes. Berisha u fut në proces në mënyrë të paligjishme, qëndron në krye të partisë mbi nenin “Basha”. PD nuk e zgjodhi Berishën. Berisha zgjidhi personat që bënë një proces fals. U bojkotua nga shumica e anëtarëve, është ilegjitim. Nuk e ka zgjedhur PD Berishën. Berisha ka kryer një proces fals, koha do e tregojë. Berisha gënjeu shqiptarët. E ka ditur që IBAR do kalonte. I mungojnë kauzat”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!