PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj i kërkon Autoritetit të Medias Audiovizive të monitorojë dhe hetojë televizionet të cilat prezantojnë si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën.
Zëdhënësja Mirela Karabina tha se ky grupim po përdor logon dhe simbole të PD, në mënyrë të paligjshme.
“Shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, zotit Roland Bejko, i bënë thirrje institucioneve shqiptare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, AMA-s dhe mediave, të marrin masa dhe të ndalojnë menjëhërë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike, logos dhe simboleve të saj nga subjekte zgjedhore, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.
Ne kërkojmë nga këto insitucione, zbatimin e shtetit ligjor dhe vendimeve të gjykatave të Republikës së Shqipërisë. I bëjmë thirrje cdo subjekti politik, të mos përdorin dhe keqpërdorin emrin e Partisë Demokratike, në media apo takime elektorale, nga njërëz dhe drejtues të formacioneve të ndryshme elektorale.” tha Karabina.