Tiranë- ABC News ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet maratonë të procesit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, nisur që në orën 07:00 dhe që përfundoi në orën 19:00, për të vijuar më tej me një tjetër proces të rëndësishëm atë të numërimit të votave.
Në studion e “ABC News” në “Shqipëria Vendos 2025”, me një panel analistësh në studio, është diskutuar, analizuar, vijimësia e procesit pas përfundimit dhe orarit zyrtar dhe ecurisë së mëtejshme lidhur me numërimin.
Analisti Skënder Minxhozi, komentoi zhvillimet e fundit që lidhen me një deklaratë të Erion Braces, i cili theksoi se militantë të Berishës, kanë dhunuar qytetarët në rrugën “Marko Boçari”. Po ashtu analiza me analistët Arben Meçe si edhe Roland Lami u përqendruar edhe tek situata në Vorë, ku socialistët festuan rezultatin edhe pse KQZ nuk ka bërë publike shifrat zyrtare.
Minxhozi tha se u ndal edhe tek ndalime apo kontrolle që iu janë bërë automjeteve që janë dyshuar nga palët politike se kanë të bëjnë me intimidim.
“Ndalimi arbitrar i makinave ka prodhuar edhe të vrarë në zgjedhjet e kaluara. Ne e dimë që institucioneve të shtetit dhe ligjit janë përcaktuar se kush e mban rendin. Ne e thamë se dhe më herët, se bashkë me kontrollin e makinave të dyshuara, ka persona që ndalojnë makina. Edhe makina që dyshohet dhe kontrollohet dhe personi që në mënyrë arbitrare nuk njofton policinë dhe shkon e ndalon vetë. Edhe ai është në shkelje të ligjit. Forca politike me polici private më vete, kjo nuk është gjë e bukur”, tha ai.
/abcnews.al/