Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD: Për hallin e tij, Berisha iu nënshtrua Metës. Presidentit i duhen votat për pazar me Ramën

schedule16:39 - 2 Shkurt, 2022

schedule 16:39 - 2 Shkurt, 2022

PD vijon akuzat kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha dhe koalicionit të tij me LSI të quajtur “Shtëpia e Lirisë” me të cilin do të garojnë së bashku më zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.

Për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës. Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e rradhës me Edi Ramën. Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën.  Demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta. Për hallin e Sali Berishës ata nuk do të bëhen më pjesë e pazarit të radhës  Sot është e qartë, nëse zgjedhe Berishën dhe Metën, mban Ramën. Nëse zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën”, shkruan PD.

Koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, Basha e sheh si një përpjekje të Sali Berishës për t’i dorëzuar Ilir Metës Partinë Demokratike, ndërsa sipas tij votat shkojnë në favor të Metës për të bërë pazar me Ramën. Basha u tha demokratëve se ajo që denoncoi disa muaj më parë për një bashkëpunim mes Ramës, Metës dhe Berishës sipas tij tashmë është faktuar. Vendimi i Komisionit të Rithemelimit për tu regjistruar me LSI, sipas Bashës tregon se i gjithë sulmi ndaj PD në 8 janar ka pasur për qëllim që godinën e PD tja dorëzojnë Ilir Metës. Partia Demokratike edhe pse ka marrë disa propozime për kandidatët e 6 bashkive ku do të ketë zgjedhje në 6 mars, ende nuk ka marrë një vendim të kryesisë për t’i miratuar në bllok kandidatët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!