PD, pas vulës në gjykatë dhe Basha

schedule12:39 - 28 Korrik, 2023

schedule 12:39 - 28 Korrik, 2023

Pas vulës në gjykatë pritet të përfundojë edhe Lulzim Basha. Partia Demokratike po përsërit serinë e gjyqeve, pas përballjes Berisha-Basha.

Këtë radhë është Gazment Bardhi i cili po përdor të gjitha kartat për të  nxjerrë jashtë loje Lulzim Bashën.

Grupi demokrat i Bardhit do t’i drejtohet gjykatës për çrregjistrimin e Bashës nga regjistri i partive politike.

Këshilli Kombëtar vendosi të rrëzojë Kryesinë e PD dhe të bëjë nul zgjedhjet e së shtunës për kryetar të organizuar nga Basha.

Sakaq grupi i Bashës, iu përgjigj vendimeve të marra një ditë më parë në Këshillin Kombëtar, duke publikuar informacione mbi procesin e 29 korrikut, duke publikuar detaje mbi organizimin e zgjedhjeve, duke nisur nga ora e nisjes së procesit te vendet e ngritura për votim. Gjithashtu ka patur edhe një deklaratë drejtuar votuesve, duke i apeluar të marrin pjesë në votim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!